Në Pallatin e Drejtësisë ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Ramadan Mujës dhe të akuzuarve tjerë, zyrtarë komunale të komunës së Prizrenit të cilët janë dënuar për korrupsion nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Mbrojtja dhe të akuzuarit kanë paraqitur faktet e tyre në lidhje me ankesën që kanë bërë në Gjykatën e Apelit me të cilën kanë kërkuar lirimin e tyre nga aktakuza.
Ramadan Muja është dënuar me dy vjet burg ndërsa me burg janë dënuar edhe zyrtarët tjerë të komunës së Prizrenit.
Kryetari i Trupit Gjykues u ka thënë palëve se vendimi do të merret ditëve të ardhshme.
Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
