Veseli ngushëllon kryeparlamentarin turk

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli ka ngushëlluar homlogun e tij, kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, pas sulmit terrorist në Suruç, i cili shkaktoi vdekjen e rreth 30 personave.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, i nderuari Kryetar i Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Z. Yilmaz, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e humbjes së jetës së qytetarëve të pafajshëm në sulmin terrorist në Suruç”.
“Në këtë ditë të rëndë për vendin tuaj, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin turk dhe institucionet e tij. Ne, qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Vlerat e civilizimit do të triumfojnë mbi këtë të keqe globale”, thuhet në telegramin e Veselit.