Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e indinjuar thellë për arrestimin e vazhdueshëm që po u bëhet qytetarëve të Kosovës me urdhra të Serbisë pushtuese, siç është edhe rasti më i ri i arrestimit të deputetit të Kuvendit dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
“Zbatimi i urdhër arresteve të Serbisë-Malit të Zi, krijesë e cila nuk ekziston më, është tendencioz dhe me prapavijë politike. Arrestimi nga Sllovenia i Haradinaj, është i turpshëm dhe do të ketë pasoja për Kosovën dhe Slloveninë, prandaj kërkojmë nga autoritetet e Sllovenisë që ta lirojnë urgjentisht z.Haradinaj; Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që ta bëjnë të pamundurën që ta kthejnë në Kosovë:, thuhet në një komunikatë për media.
Përndryshe, siç ceket në komunikatë përgjegjësinë për eskalimin eventual të situatës do ta bartin autoritetet sllovene dhe institucionet e Kosovës.
