Organizatat e dalura nga lufta, të përkrahura nga Parlamenti i Studentëve do të protestojnë nesër kundër padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.
Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos votohet Gjykata Speciale, pasi që është e dëmshme për luftën dhe institucionet e Kosovës.
Xhavit Jashari, përfaqësues i organizatave të dalura nga lufta, deklaroi që krijimi i Gjykatës Speciale i suprimon vlerat e vendit.
Sipas tij, që nga përfundimi i luftës janë shkelur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillimisht nga UNMIK-ut duke ngritë akuza, dyshime për luftën d he pjesëtarët e saj e më pastaj ka vazhduar edhe me misionin e EULEX-it.
Arben Mehmeti, përfaqësuesi i Parlamentit Studentor, organ ky që ka dalur në përkrahje të kësaj proteste deklaroi që tendencat për ta njollosur luftën e UÇK-së janë të gabuara dhe të papranueshme për rininë studentore dhe besojnë që deputetet e Kuvendit do të jenë të kujdesshëm dhe nuk do të votojnë diçka që ndërhynë në sovranitetin e shtetit dhe që është edhe në dëm të interesave kombëtare.
Protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme do të fillojë nga ora 12:00, ku protestuesit do të mblidhen në sheshin kryesor të Prishtinës për të vazhduar më tej drejtë selisë së EULEX-it
