​Viktor Ponta 45 ditë nuk do të jetë kryeministër i Rumanisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta i cili është nën hetime për evazion fiskal dhe pastrim parash ka thënë se përkohësisht do të tërhiqet nga detyra për shkak të shkaqeve shëndetësore.
Ponta, i cili është në shërim në Turqi për shkka të lëndimit në një ndeshje basketbolli, do t’i dërgojë letër presidentit Klaus Johanis, nga i cili do të kërkojë që zëvendës i tij për 45 ditë ta emërojë zëvendës kryeministrin Gabriel Oprea, ashtu siq parashihet me Kushtetutën rumune, transmeton AFP.
Në porosinë në llogarinë e tij në Twiter, Ponta ka thënë se së shpejti do ta lëshojë spitalin pas operacionit të krahut por do t’i duhen disa javë që të shërohet.
Ponta e ka lëshuar Rumaninë të hënën, pa e lajmëruar presidentin.
Akuzat për korrupsion që janë ngritur ndaj tij e kanë sjellë Rumaninë në krizë politike.
Ponta është në hetime për shkak të dyshimeve për korrupsion në mes të vitit 2007 dhe 2011 kur ishte avokat, kujton AFP.