VV fton qytetarët që të mblidhen para Kuvendit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes rrjetit social Facebook dhe një komunikate për media fton simpatizantët e saj që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.
Ja thirrja e Lëvizjes Vetëvendosje:
Pushteti po përgatitet që pas 20 minutash të intervenojë për t’i larguar dhunshëm dhe me polici deputetët e opozitës nga Kuvendi.
Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.
Në mbrojtje të Republikës!

“Zajednica” nuk kalon!