Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka propozuar për miratim në Parlament rezolutën për Eulex-in.
Në këtë propozim-rezolutë, në pikën e parë parashihet që Kuvendi i Kosovës ta ftojë presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga që t’i kërkojë komisionares së lartë për politikë të jashtme Federica Mogherini që të nisë hetimin për çdo rast të cituar për zyrtarët e EULEX-it në raportin që zyrtarët e BE-së kanë hartuar.
Rezoluta, mes tjerash thërret, në raportim të jashtëzakonshëm kryesuesin e KGJK-së dhe atë të KPK-së në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të zyrtarëve të EULEX-it dhe marrjes në mënyrë arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga ana e EULEX-it.
Diskutimi në Parlament për rezolutën e propozuar nga Vetëvendosja është duke vazhduar pa praninë e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, të cilët me të filluar debati për këtë pikë të rendit të ditës lëshuan sallën e Kuvendit.
