Xhihadistët kanë vrarë 20 pjesëtarë të sekteve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ekstremistët e lidhur me AL Kaidën në Siri kanë vrarë 20 pjesëtarë të sekteve islame pakicë, kanë bërë të ditur aktivistët opozitarë të Sirisë
Observatori i Sirisë për të drejtat e njeriut ka thënë se kjo ka ndodhur pasi që Al Nusra ka tentuar ta merr shtëpinë një zyrtari qeveritar në një fshat në veri perëndim të Sirisë.
Aktivistët bëjnë të ditur se ekstremistët kanë filluar të shijnë me armë pasi që një fshatar I ka marrë pushkën njëri nga xhihadistët dhe ka gjuajtur, duke vrarë pesë pjesëtarë të Frontit AL Nusra.
Këshilli kombëtar i Sirisë që mbështetet nga Perëndimi ka thënë se janë vrarë dhjetëra të rinj.