Zvicra ndalon shitjen e makinave Volkswagen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Volkswagen u përfshi në skandalin me mashtrim në teste për emetim të gazrave, që detyroi ish-shefin, Martin Winterkorn, të jepte menjëherë dorëheqjen.
Por pas këtij skandali, Volkswagen ka marrë “ndëshkimin” e parë nga Zvicra, e cila ka ndaluar përkohësisht shitjen e makinave të kësaj marke, modelet me naftë, të cilat mund të kenë pajisje që nuk tregojnë saktë sasinë e gazrave shkarkues.
“The Guardian” raporton se, autoritetet zvicerane kanë thënë se, ky veprim mund të prekë 180,000 makina, që nuk janë shitur ose regjistruar ende.
Volkswagen, prodhuesi më i madh i makinave në botë, ka pranuar se ka bërë manipulime për të kaluar testet amerikane për gazrat emetuese.