"Jemi të gatshëm t'i japim një shansë Marrëveshjes së 2 qershorit"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas disa ditëve paqartësi se çfarë po ndodh në skenën politike në Maqedoni edhe pushteti edhe opozita sinjalizojnë se janë të gatshëm t’i japin edhe një shansë Marrëveshjes së 2 qershorit, pasi javën e kaluar takimi i Brukselit përfundoi pa rezultat. Keryeministri Gruevski, para mbajtjes së komitetit qëndror të VMRO DPMNE-së ka deklaruar se partia e tij kërkon zgjidhje dhe dalje nga kriza,transmeton zhurnalmk
“Ne jemi të orientuar për dalje nga kriza. Unë mendoj se bisedimet do të vazhdojë”, tha Gruevski.
Edhe te LSDM-ja ka gatishmëri për përpjekje të reja për dalje nga kriza, por edhe për një kohë të shkurtër. Pas mbledhjes me partnerët e koalicionit nga blloku opozitar LSDM morri vendim se ka mundësi për vazhdimin e bisedimeve, por princip themelor duhet të jenë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe qeveri teknike pa kryeministrin Gruevski.