"Mos pastrimi i listave më shumë se skandal" (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar një zëri ndalimi e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt si skandaloz nga ana shtetit të Sllovenisë, për një çështje siç thanë deputetët Haradinaj ishte sqaruar në dy gjykime në Tribunalin Ndërkombëtar për krimet në ish-Jugosllavi, Tribunalin e Hagës.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti tha për KosovaPress se ai vet personalisht disa herë ka qenë pjesë e ndalesave të tilla, të cilat sipas tij bëhen në bazë të procedurave dhe ligjeve të shteteve përkatëse. Haliti ka shprehur keqardhjen e tij për ndalimin e Haradinajt, duke e vlerësuar si një njeri të rëndësishëm të Kosovës.
Haliti: Pres që sot ta lirojnë

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, e ka cilësuar si skandaloze, ndalimin e deputeti Haradinaj, nga një fletëarrest i Serbisë. Ferati ka shprehur po ashtu habinë e tij se si një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht në shteti slloven, i cili ka përjetuar pak a shumë atë që ka përjetuar Kosova. Mos pastrimi i listave sipas tij është përtej se skandal.
Ferati: Mos pastrimi i listave më shumë se skandal

 
E nënkryetarja e Kuvendit, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes Aida Derguti, tha për KosovaPress se ndalimi i Haradinajt i ka shqetësuar të gjithë qytetarët, dhe se Qeveria e Kosovës tani duhet të marrë të gjitha hapat konkretë që fletëarreste të tilla të tërhiqen nga të gjitha shtetet që deri më tani nuk kanë bërë një gjë të tillë.
Dërguti: Qeveria të kërkoj nga të gjitha shtetet tërheqjen e fletëarresteve

Kurse, deputeti nga radhët e Nismës Enver Hoti, sikurse deputeti Ferati e ka cilësuar skandaloze dhe fyerje për shtetin e Kosovës ndalimin e Haradinajt nga shteti i Sllovenisë. Ndalimi i Haradinajt në Slloveni, sipas Hotit ka dëmtuar marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.
Hoti: Fyerje për shtetin e Kosovës

Ndryshe, Ramush Haradinajt, është ndaluar në aeroportin e Lubjanës, derisa po kthehej nga një udhëtim zyrtar në Gjermani, meqë rast edhe i është konfiskuar pasaporta diplomatike, duke ia pamundësuar kthimin në Kosovës, me pretekstin se ai nuk mund të lërë këtë shtet pa u sqaruar gjithçka lidhur me një aktakuzë nga shteti i Serbisë i bëri në vitin 2004. Haradinaj ka kaluar dy procese gjyqësor në Tribunalin e Hagësnga edhe është shpallur i pafajshë