" Prokuroria jo vetëm se ka dështuar, por është bërë çerdhe e krimit "

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Themelimi i Gjykatës Speciale është grushti me i madh që ka marr Kosova që prej përfundimit të luftës. Krejt kjo, për Avokatin e Popullit në detyrë Sami Kurteshi po bëhet si pasoj e dështimit të drejtësisë në vend. Madje, ai shkon edhe më larg duke thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kryetari i saj janë çerdhe e krimit të organizuar.
Në një intervistë për KosovaPress, Kurteshi flet edhe për mos zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, ku në bazë të rrethanave, po shihet se partitë politike po bëjnë gara se cila do ta ketë njeriun e vet në krye të këtij institucioni.
Derisa, flet për ballafaqimin me Gjykatën Kushtetuese, Kurteshi thotë se kurrë asnjëherë nuk ka pasur asgjë personale me kryetarin e saj Enver Hasani, as gjyqtarët tjerë, por e ka thënë atë që është e drejtë, falsifikimin e dokumenteve që ka bërë Kushtetuesja dhe kryetari i saj.
Avokati në Detyrë i Popullit, Sami Kurteshi thotë se Kosova po merr grushtin me të madh prej pasluftës, themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të cenoj sovranitetin e shtetit.
Ai ka akuzuar Qeverinë duke thënë se është e papranueshme që të hartohet një projektligj në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, e të mos merren parasysh sugjerimet e Qeverisë.
Akuza të rënd Kurteshi ka ndaj sistemit të drejtësisë në vend, pasi thotë se si pasojë e dështimit të drejtësisë, por vjen edhe Gjykata Speciale. Madje, ai shkon edhe më larg, duke e quajtur çerdhe të krimit Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kryetarin e saj.
Duke folur për institucionin që drejton, Kurteshi thotë se politika me mos zgjedhjen e Avokatit të ri, po krijon një jo stabilitet tek institucioni i Avokatit të Popullit, kur dihet se tash e një vit ka skaduar mandati i tij. Madje, thotë se në bazë të rrethanave partitë po bëjnë gara se cila ta ketë njeriun e vet në krye të këtij institucioni.
Me gjithë këtë, sipas tij, mos zgjedhja e avokatit të ri nuk e ka cunguar kompetencat e vendimmarrjes, por kjo tregon jo stabilitet dhe ndikon tek bashkëpunëtorët, njerëzit dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ndërsa, kur flet për deklaratat se ai me shumë është marr me çështje politike, se sa që ka kryer misionin që ka institucioni që ai drejton, atë human, Kurteshi thotë se ato janë fjalë të çajtoreve, por pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt.
Avokati në Detyrë i Popullit, thotë se nuk pati asgjë personale kryetarin e Gjykatës Enver Hasani, meqë pati shumë përplasje mes këtyre dy institucioneve. Kurteshi shton se kanë publikuar të gjitha letrat, raportet, rekomandimet në raport me Gjykatën Kushtetuese, madje edhe në raport me Unionin Evropian edhe me EULEX-in, që të tjerët nuk e bëjnë nga frika dhe se nuk janë të ngritur politikisht, as profesionalisht e as intelektualisht.
Kurteshi e ka quajtur dëshpërues hartimin e projektligjit për Avokatin e Popullit, duke thënë se nuk e mbron këtë institucion nga ndikimi i Qeverisë e cila bënë përpjekje për ndikuar në dy drejtime, përmes buxhetit dhe rregullimit të statusit të bashkëpunëtorëve.
Ndërsa, rreth raportit për vitin 2014, Kurteshi tha se ka marr notat me të larta nga deputetët.
Meqë i ka skaduar mandati i Avokatit të Popullit, Kurteshi thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të kyçet në ndonjë parti politike, pasi e ka vështirë të jetë pjesë e këtyre elitave politike.
Megjithatë, Kurteshi tha se do të ishte shumë keq të përjashtoj diçka absolutisht, por një gjë e dinë se ka vendosur të jetoj në Kosovë, pasi mjaftë ka jetuar jashtë