Në sheshin Skënderbeu ka përfunduar protesta kundër Gjykatës Speciale dhe dënimit të grupit të Drenicës, të organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi bëri thirrje që mos të votohet Gjykata Speciale, pasi cenon sovranitetin dhe dënon luftën çlirimtare të UÇK-së.
Smajl Elezi udhëheqës i OVL e UÇK kritikoi Bashkësinë Ndërkombëtare se ka harruar se kush është viktima e kush agresori.
Faton Klinaku, sekretar i OVL UÇK-së, ka thënë se misioni ndërkombëtarë në vend se të merret me krimet që i ka bërë Serbia, u mor me ndjekjen, burgosjen, montimin e rasteve ndaj luftëtarëve të UÇK. Neve na thuhet se nuk po gjykohet UÇK-ja, e në rastin e fundit janë dënuar komandant të zonave dhe komandanti i përgjithshëm.
Kërkojmë nga deputetet që të mos votojnë formimin e Gjykatës Speciale, sepse ajo do të bëjë drejëtsi selektive. Protestuesve iu drejtua edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari. U bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Në këtë protestë morën pjesë edhe deputë të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësues të veteranëve të luftës u bënë thirrje qytetarëve që në momentin kur Kuvendi vendos të mbaj seance për Gjykatën Speciale të dalin sërish të protestojnë.
