“Twitter” ka sjellë një veçori të re tek rrjeti social, i cili e bën më të lehtë ndjekjen e bisedave që shfaqen tek faqja e cicërimave. Kjo veçori e re do të grupojë bisedat së bashku dhe do të vërë në dukje ato më interesantet. Twitter do të bazohet të disa faktorë për të përcaktuar se cilat cicërima duhet të vihen në dukje.
“Në faqen Tweet, cicërimat që janë pjesë e një bisede do të vihen në të njëjtin rresht. Nëse doni të shihni më shumë komente rreth një cicërime të caktuar brenda një bisede, ju mund të klikoni ‘View other replies’(Shiko përgjigje të tjera)” shkroi kompania në një postim në blogun e saj, citon krokodili.al. Veçoria është aktualisht në dispozicion për versionin ueb të rrjetit social, dhe së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në aplikacionet e Twitter-it për pajisjet mobile.

