73% e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tregtoni 50 EURO me aksionet e Apple-it nër tregjet globale financiare nga shtërpia juaj! Kompania “TeleSign” në një studim me 2000 shtetas britanikë dhe amerikanë, ka treguar se 73% e njerëzve kanë të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë e tyre online.
Ky është një veprim i cili ka alarmuar ekspertët të cilët theksojnë se ky veprim shfaq “efektin domino”. Ky është një efekt që shfaqet në momentin kur njëri prej fjalëkalimit është vjedhur ose hakuar, atëherë mundësia që edhe llogaritë e tjera të shtien në dorë të keqbërësve është e madhe, pikërisht për shkak të fjalëkalimit të njëjtë.
Pjesë e këtij studimi ishin 30% e të përfshirëve të cilët kanë treguar vitin e kaluar se njëra nga llogaritë e tyre online është hakuar, ndërsa 80% pranojnë se janë të frikësuar se njëra nga llogaritë online mund të bjerë pre e ndonjë sulmi.
Sipas kërkimit, ka rezultuar se një në pesë persona ka të njëjtin fjalëkalim prej dhjetë vitesh, ndërsa 47% janë shprehur se përdorin të njëjtin fjalëkalim, më shumë se gjysma (54%) kanë treguar se përdorin pesë ose më pak fjalëkalime për gjitha llogaritë e tyre online, ndërsa 22% kanë tre ose më pak fjalëkalime të ndryshme.