Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e befasuar me ndalimin e anëtarit të kryesisë së partisë dhe profesorit të nderuar, Muhamet Kelmendi, nga policia e Kosovës, sot në Mitrovicë.
AAK thotë se “Kelmendi u ndalua befas, me pretekst krejt të pakuptimtë për veprimtarinë e tij, derisa po udhëtonte në Boletin, në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit të Kombit Isa Boletini”.
AAK konsideron se, Muhamet Kelmendi, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të përfshihej në vepra, me pretekstin e të cilave është ndaluar sot nga Policia e Kosovës.
