Sonte në ceremoninë e hapjes solemne të TV21 në Shkup, ishin të pranishëm figurat kryesore politike të Maqedonisë, subjekteve politike , elita akademike, kulturore, si dhe presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, lideri BDI Ali Ahmeti e tjerë.
Afërdita Saraçini Kelmendi , drejtore e Kompanisë 21 Media duke i përshëndetur të pranishmit në këtë solemnitet ndër të tjera ka thënë :
“Tv 21 nuk komenton, Tv 21 nuk anon, Tv 21 do jetë dritare e hapur”, për të gjithë”.
Ceremonia vijoj me një program të begatë kulturor dhe artistik të përgatitur enkas për këtë solemnitet.




