Agjenti gjerman i vdekur në Beograd

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një agjent sekret gjerman është gjetur i vdekur në Serbi. Sipas të përditshmes serbe “Blic”, spiuni gjerman është gjetur i vdekur në banesën e tij në Borç.
Sipas kësaj gazete, kjo vdekje e dyshimtë e tij ka ngritur alarm në Berlin dhe në Beograd. Në banesën e tij janë gjetur: Emblema të policisë gjermane, pasaportë gjermane, broshura të ISIS-it, harta të lëvizjes së nëndetëseve gjermane, 100 SIM kartela, 15 kartela bankare, 5 prej të cilave aktive si dhe një llap top.
Mësohet që ai kishte vdekur prej disa ditësh dhe vetëm pasi kishte filluar dekompozimi i trupit, fqinjët e tij kishin thirrur policinë pasi kishin ndjerë erën e rëndë të kufomës,shkruan “Blic”.