Ahmeti përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka përkujtuar rënien heroike të Gjeneral Fehmi Lladrovcit. Ja shkrimi i plot i Ali Ahmetit në Facebook.
Sot përkujtojmë 17 vjetorin e rënies heroike të veprimtareve të devotshëm të çështjes kombëtare e luftëtarëve emblematik të UÇK-së, heronjëve të atdheut Fehmi e Xhevë Lladrovci!
17 vite më parë, Gjeneral Fehmi Lladrovci me bashkeshortën, bashkëveprimtaren dhe bashkëluftëtarën Xhevën, me ushtarë bija e bijë të popullit tonë liridashës, derdhën gjakun për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb.
Shoku, bashkëmendimtari, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari im, i madhidhe i papërsëritshmi Fehmi Lladrovci, tërë jetën e tij e kishte luftë dhe vetëm luftë për lirinë dhe çlirimin e Atdheut!
Rënia e tij heroike ballë për ballë e me flakë pushke kundeë pushtuesve të tokës së të parëve tanë, ishte ideali i tij.
Ajo luftë dhe rënie e lavdishme, ne ballë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe krah për krah me heroinë Xheven, e ka bërë jo vetëm luftëtar legjendare por edhe vazhduesin më besnik dhe tejkaluesin me madhështi të figurës së kaçakut të malëve të Arbërisë së lirë Azem Bejtën dhe Shotë Galicën.
Në nderim e rrespekt të lavdimadhit Fehmi Lladrovci, gjithmonë flamuri i kombit tonë do të valojë i lirë e i paprekur jo vetëm mbi varrin e tij, aty ku pushojne eshtrat e shenjta të Tij, por kudo nepër pjesët e Atdheut të shqipeve!