Aksident në Vushtri : Një i vdekur ,tre të lënduar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot rreth orës 04:30 në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtri ka ndodhur një aksident , me ç’rast një veturë godet tre këmbësorë.
Bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës njëri nga këmbësorët ka humbur jetën, viktima mashkull shqiptar K. N. 22 vjeçar, banor i Vushtrrisë, shtetas i Republikës së Kosovës.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një automjet dhe tre këmbësorë, ku përveç viktimës lëndime kanë pësuar dy këmbësorë tjerë të përfshirë në aksident, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
Shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës nga ana e të dyshuarit, drejtuesit të veturës, i cili godet këmbësorët derisa ata ishin në cep të rrugës./21 MEDIA