Pas pezullimit treditor të aktiviteteve zgjedhore në parti, për shkak të ndalimit të padrejtë të kryetarit Haradinaj në Slloveni, gjatë kthimit pas vizittës zyrtare në Berlin, AAK i është kthyer pr të brendshëm zgjedhor me mbajtjen e Kuvendit VII Zgjedhor të AGK-së.
Prezenca e kryetarit Haradinaj në këtë kuvend, është pritur me ovacione, në një atmosferë madhështore, nga të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë kuvend.
Kryetari Haradinaj e ka përshkruar si të padrejtë, absurd dhe ofendues ndalimin e tij nga autoritete sllovene, në Aeroportin e Lubjanës. Ai e ka quajtur këtë si një veprim fyes për vendin, kombin dhe vlerat e shoqërisë dhe të shtetit tonë në përgjigjthësi.
Delegatet nga degët e Aleancës në mbarë vendin, votuan sot për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të AGK-së, ndërkaq, Këshilli i ri Drejtues do ta votojë kryetaren e re të këtij forumi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, njëkohësisht, në prononcimin e tij të parë publik dhe zyrtar, pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani, kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se një prej përcaktimeve të tij themelore dhe të konceptit dhe vizionit të Aleancës, është fuqizimi i rolit të femrës në shoqërinë kosovare.
“Jo vetëm si grua, por edhe si vajzë, femra e Kosovës duhet dhe do t’i ketë të drejtat e barabarta me mashkullin. Te prindi dhe te bashkëshorti, ajo do të jetë e barabartë. Në bashëkëshortësi gjysmë për gjysmë me burrin, kurse edhe të prindi e njëjtë me të gjithë”, ka thënë kryetari Haradinaj, në adresimin e tij në Kuvendin VII Zgjedhor të AGK-së.
Kryetari Haradinaj ka folur për domosdoshmërinë e fuqizimit e rolit të femrës kosovare në vendmmarrje e politikëbërje dhe ka çmuar rolin e femrës aleanciste në krejt këto 15 vjet.
Ai ka thënë se AGK ka qenë dhe do të mbetet një prej shtyllave më të fuqishme të AAK-së, në të gjith forumet, dhe ka falënderuar të gjitha ato që ishin pjesë e kësaj strukture, që nga fillimi.
Ndërkaq, deputetja dhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se ndihet krenare me rolin e femrës aleanciste në të gjitha proceset e deritashme, në parti dhe në institucione.
Ajo i ka falënderuar të gjitha femrat e AGK-së që kanë dhënë kontribut deri më sot dhe është shprehur e kënaqur me faktin se në strukturen aktuale, kryetar degësh janë mbi 90 për qind vlera të reja apo vlera dhe potencial shtesë i Aleancës.
Znj. Kadaj-Bujupi ka ritheksuar edhe në këtë ngjarje moton e saj, se një femër e fuqishme, është garant i një familjeje, i një shoqërie dhe i një shteti të fuqishëm.
Sipas saj, femra e fuqishme dhe me rol, po gjen gjithnjë e më shumë vend në Aleancë dhe për këtë Aleanca do të jetë e hapur gjithmonë dhe në në ardhmen./21Media
