Ambasadori O’Connel: Kosova t’i përmbush edhe obligimet e veta para drejtësisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, e njoftoi z. O’Connel për rolin e GGD-së në Kuvendin e Kosovës, si një grup gjithëpërfshirës i përbërë nga të gjitha partitë dhe nacionalitetet Grupi i Grave Deputete priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connel.
Duke i uruar detyrën e ambasadorit në Kosovë, Kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, e njoftoi z. O’Connel për rolin e GGD-së në Kuvendin e Kosovës, si një grup gjithëpërfshirës i përbërë nga të gjitha partitë dhe nacionalitetet.
Ambasadori O’Connel, nga ana e tij, tha se si mik i Kosovës dëshiron që ajo, si shtet shtet i pavarur dhe sovran, të marrë përgjegjësitë e veta për tu zhvilluar. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar përkrah drejtësinë për viktimat e dhunës gjatë luftës, sidomos viktimat e dhunës seksuale, por shtoi se edhe Kosova, përveç që duhet të kërkojë drejtësi, duhet edhe t’i përmbush obligimet e veta para drejtësisë.
Ai shprehu kënaqësinë për takimin me GGD-në, si dhe për për takimin  e presidentes së Kosovës me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin tha se ishte simbol i miqësisë, por edhe i fuqisë dhe ndikimit të grave.