Ansambli i muzikës Japoneze "WA-League" shfaq koncert në Prishtinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Ambasada e Japonisë në Austri do të organizojë një koncert me muzikë tradicionale Japoneze nga Ansambli “WA-League”, të mërkurën nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, pa pagesë.
“WA-League” me krenari paraqet për herë të parë në Kosovë artistet e merituar te Tsugaru-Shamisen (Kitares Japoneze) nga Zonjusha Chie HANAWA, si dhe artistin e famshëm Zoteriun Kazuya SATOH ne flaut së bashku në një koncert të mrekullueshëm kombinuar me instrumentet tradicionale Japoneze dhe melodi me stil modern. Të dy muzikantë do të mbështeten nga një artist tjetër të talentuar ne piano Zoteriu Tamami HIROTA.
Sipas një njoftimi të Zyrës Ndërlidhëse të Japonisë në Kosovë, koncerti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës , Fondacionin Japonez dhe Japan Tobacco International.