Arrestohet personi i dytë i dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në mbrëmjen e datës 17 mars 2015, në Mitrovicë ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit në dyqanin e tij që ndodhet në rrugën e “UÇK-së” dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë të hollash prej 500 eurosh.
Pas procedimit të vendit të ngjarjes nën autorizimin e prokurorit të rastit hetuesit policorë të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit.
Fillimisht hetuesit policorë kishin bërë identifikimin dhe arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit, mashkull 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë me 15 maj 2015 në Mitrovicë,thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndërsa sot, me 16 qershor 2015, në orët e paradites hetuesit policorë si rezultat i hetimeve të vazhdueshme kanë bërë identifikimin dhe arrestimin edhe të personit të dytë të dyshuar Sh. H. 22 vjeç, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës.
I dyshuari u është nënshtruar procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media