Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, i cili është në Bruksel për raundin e ri të dialogut ndërshtetërorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka arritur marrëveshje për njohjen reciproke të Diplomave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje palët u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare ( Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve. Procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdoj përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), të cilat pastaj do të njihen nga shtetet përkatëse për çështje dhe qëllime të tregut të punës apo për studime të mëtejme, varësisht nga interesimi i aplikantëve.