ATK i obligon naftëtarët të rifiskalizohen nga 1 gushti

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pavarësisht se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) po i obligon naftëtarët me një Udhëzim të ri që të bëjnë rifiskalizimin prej 1 gushtit, këtë po e kundërshton Shoqata e naftëtarëve, duke kërkuar që të bëhet liberalizimi i tregut me arka fiskale dhe të mos gjobiten këto biznese edhe pas 1 gushtit.
Drejtues të ATK-së thonë se nuk do të ketë më pezullime për rifiskazlimin e kësaj kategorie të bizneseve, por njofton se ata janë të obliguar dhe do të gjobiten pas kësaj date kush nuk e respekton Udhëzimin e ri të ATK-së.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se ata e përkrahin rifiskalizimin, por sipas tij akoma është një operator i cili ka qenë deri më tani dhe nuk ka hapje të tregut. Berjani nuk po arrin ta kuptoj urdhëresën e drejtorit të ATK-së për rifiskalizimin e naftëtarëve prej 1 gushtit.
Kreu i kësaj shoqate thotë se janë shtyrë shumë me operatorin ekonomik “Gekos” se deri më tash e ka pasur monopolin në treg. Çmimet sipas tij kanë qenë enorme, për një pikë karburanti ka qenë 15 mijë deri mbi 18 mijë euro.
Berjani kërkon shtyrjen e këtij rifiskalizimi, pasi deri më tash licencim dhe liberalizim të tregut nuk ka.
Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Nahit Sharku theksoi se rifiskalizimi i naftëtarëve sipas specifiakcionit të ri nga muaj gusht i këtij viti duhet të vazhdohet dhe naftëtarët janë të obliguar ta bëjnë.
Edhe pse procesi i fiskalizimit ka filluar para pesë viteve më parë këtu tek ne, ende është në ngecje dhe nuk është normalizuar kjo çështje e cila konsiderohet mjaft e rëndësishme për bizneset e vendit.