Barazia gjinore të bëhet realitet – edhe femrat të sjellin vendime politike dhe financiare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pabarazia gjinore është e pranishme në shumë fusha të Republikës së Maqedonisë. Për këtë, nevoja për barazi gjinore është pjesë e domosdoshme në shoqëri, konstatuan pjesëmarrësit në Komisionin Parlamentar për Mundësi të Njëjta të Femrave dhe Meshkujve. Qeveria është ajo që sjell ligje për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, ndërsa të njëjtat nuk i respekton, reagojnë nga LSDM.
„Për momentin është vetëm një grua ministër. Ky pushtet asnjëherë nuk ka qenë i disponuar për barazi gjinore. Gjithçka që është bërë, ka qenë nën presion të organizatave ndërkombëtare “, vlerësoi deputetja Mira Stojçevska nga LSDM
Maqedonia është vendi i parë që miratoi një Strategji për barazi gjinore, sqaroi zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Ibrahim Ibraimi, duke shtuar se Qeveria ka bërë një kornizë ligjore me të cilën përmirësohet statusi i femrës.
„Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë është që të mundësohet realizimi i të drejtave të grave si pjesë integrale e të drejtave të njeriut. Dhe të mundësohet mbrojtje nga të gjitha diskriminimet dhe nga dhuna me bazë gjinore, si dhe përdorimi efikas i mekanizmave dhe të drejtave ligjore për mbrojtje”, tha zëvendësministri Ibraimi
Nga ana tjetër, sipas deputetes Stojçevska, strategjia duhet të bëhet realitet për Maqedoninë. Që kjo të ndodhë, femrat duhet të jenë pjesë e agjendës politike, dhe të marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve politike dhe financiare.  „Këtu vlen ajo fjala popullore, sa para aq muzikë. Nuk ka raport mbi gratë e zonave rurale, ndërsa të gjitha raportet evropiane flasin për gjendjen e keqe të tyre dhe për atë se si Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për t’ua përmirësuar atë pozitë “, theksoi deputetja opozitare.
Është e palejueshme që gjysma e popullatës botërore të jetë e përjashtuar nga të gjitha proceset që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me të, reagoi Dominika Stojanovska nga UN WOMEN, duke shtuar se në korniza globale,  çdo e treta grua është ende viktimë e dhunës familjare. „Gratë paraqesin përfaqësimin më të ulët në tregun punues, veçanërisht kur ka fëmijë të vegjël në familje, ata paguhen më pak për punë me vlera të njëjta. Gratë janë ata të cilat janë përgjegjëse për të mundësuar përkujdesje personave nga familja e afërt apo e largët, pa marrë asnjë kompensim për këtë, dhe janë ata të cilat janë më pak të përfaqësuara në institucionet e ekzekutivit dhe të pushtetit ligjdhënës “, potencoi Stojanovska. Përqindjet, siç tha ajo, tregojnë se do të duhen edhe 50 vjet që femrat të arrijnë barazi në pjesëmarrjen parlamentare. Më shumë se 75 vjet do të duhen të mundësojnë rrogë të njëjtë për punë të njëjtë dhe më shumë se 81 vjet do të duhen që të arrihet pjesëmarrje e njëjtë e gruas në fuqinë punëtore globale.
 Vesna Jaqimovska