Baronesha Anelay u premton përkrahje grave në Gjakovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizituan sot Organizatën joqeveritare “Medika- Gjakova”, ku u njoftuan nga afër për angazhimin që bën stafi i këtushëm për rehabilitimin e grave shqiptare të dhunuara gjatë luftës nga forcat serbe.
Presidentja e vendit u rikthye edhe një herë në vendin e lindjes e me vete mori edhe Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay, të shoqëruara nga kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila ndaluan në OJQ”Medika Gjakova”, organizatë kjo e cila prej vitesh merret me trajtimin e grave që kanë pësuar dhunë seksuale e fizike nga ushtarakët serbë.
Presidentja me këtë rast u shpreh se siç do herë u kemi ndejtur afër këtyre grave duke e ditur saktë historinë që kanë përjetuar dhe kjo përkrahje sipas saj nuk do të mungojë.
Nga ana tjetër, Baronesha Joyce Anelay tha se mbretëria e bashkuar edhe më përpara ka përkrahur këtë kategori të grave por tash e tutje do të ketë vëmendje të posaçme për to, bile Ajo premtoi edhe përkrahje financiare.
Po kështu, kryetarja e komunës tha se e vlerësojmë lartë vizitën në Gjakovë dhe konkretisht në këtë shoqatë që bën përpjekje maksimale për rehabilitiminkëtyre grave.
Edhe në këtë rast u kërkua që edhe 16 vite pas përfundimit të luftës, më në fund të vendoset drejtësia në vend për të gjitha viktimat dhe pasojat që ka shkaktuar lufta në Kosovë./Tv Syri/