Borë në Australinë Lindore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Disa banorë të pjesës lindore në Australi, kanë kaluar natën pa gjumë për të parë, atë që e përshkruajnë si mrekulli të verës. Kjo pasi, gjatë natës së mbrëmshme ka rënë borë, e cila jo verës, por gjatë tërë stinëve është e pazakonshme në këto vise.
Një puhizë e të ftohtit ka sjell shumë telashe këtë verë në një pjesë të Australisë Lindore.
15 centimetra borë, ka rënë gjatë natës së mbrëmshme në disa rajone të shtetit Kuinsllend, njofton instituti hidrometeorologjik australian.
Kjo borë në pikë të veres, ka shkaktuar kaos në trafikun urban, ndërsa në disa qytete ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, duke shkaktuar panikë në mesin e popullatës.
Si pasojë e këtyre reshjeve të papritura, janë shkaktuar dhjeta aksidente në komunikacion, ndërsa mbi 50 shkolla janë mbyllur deri në fillim të javës së ardhshme.
Disa banorë të shtetit Kuinsllend thonë të jenë befasuar me këto kushte atmosferike, dhe të kenë kaluar natën pa gjumë, për të parë, siç thonë, këtë mrekulli verore.
Mediet lokale raportojnë se kaq shumë borë nuk ka pasur në këto rajone për dekada të tëra, e lërë më gjatë verës./ 21 Media