Bukuroshja shqiptare që i ka marrë zemrën Becchetit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Francesco Becchetti tashmë është në faqet e para të shtypit për akuzat që ka ngritur ndaj tij Prokuroria shqiptare, për pastrim parash.
Por ndoshta pak njerëz e dinë se 49 vjeçari është i martuar me një vajzë shqiptare. Ajo quhet Armela Kamberi dhe ka studiuar për Shkenca Komunikimi.
Prej gati pesë vitesh ajo i është përkushtuar plotësisht familjes që ka krijuar me Francesco Becchetti­n.
Së bashku Armela dhe Beccheti kanë dy fëmijë Reno 4 vjeç dhe Brando që nuk ka mbushur një vjeç.
Armela dhe Francesco janë njohur në vitin 2008.
Gruaja e Becchettit është shfaqur krah tij në disa evente dhe bukuria e saj bie lehtë në sy.
Investitori italian ka ditur të zgjedh më të mirën nga Shqipëria për ta pasur përherë në jetën e tij.