Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shefi i delegacionit amerikan në ceremoninë e sotme përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë Bill Clinton i përcjellur me duartrokitje nga të pranishmit, tha se sot “duhet të themi se diversitetetet tona janë të rëndësishme, por se ajo çka kemi të përbashkët është më e rëdnësishme dhe këtë e dëshmojnë të gjithë në Qendrën Memoriale”.
Ai i falënderoi anëtarët e Presidencës së BeH dhe të gjithë përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ndërsa veçanërisht e falënderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama i cili e kishte lutur që sot të vijë në Srebrenicë dhe të shprehë bindje të thellë në shpresën, ardhmërinë dhe lirinë e BeH.
“Shumë kanë thënë, shumë qartë, që 20 vite më parë, mbi 8.000 burra dhe djemtë janë vrarë në gjenocid. Kjo vepër e tmerrshme ka iniciuar të gjithë anëtaret e NATO-s të japin mbështetje Amerikës për fillimin e negociatave paqësore dhe që BeH të niset rrugës tjetër drejt jetës normale”, ka thënë Clinton.
Ai përkujtoi se këtu ishte edhe në vitin 2003, kur janë varrosur vetëm 600 viktima, ndërsa sot këtu janë varrosur gjithsej 6.000 burra dhe djem.
“U jam mirënjohës atyre që kanë bërë që vrasjet dhe lufta të parandalohen. Jam mirënjohës për gjithçka, por puna që kam bërë këtu si president dhe pastaj edhe në Kosovë ishte një nga më të rëndësishme që kam bërë. Më vjen keq që na duhej aq shumë për të arritur unitet dhe përfundimisht të ndalojmë dhunën”, vijon Clinton.
Ai tregoi se “u kemi borxh njerëzve të cilët kanë sakrifikuar jetët e tyre këtu”.
“Nënat, gratë, motrat, bijat, ato janë këtu si edhe 12 vite më parë dhe ato janë në një pozitë të ngritur dhe më thonë të vërtetën për çdo gjë që nuk e kemi bërë. Në emër të vendit tim dhe nga thellësia e zemrës sime e dua këtë vend”, tha ish-presidenti Clinton.
“Si mik i BeH dua ta falenderoj kryeministrin e Serbisë që erdhi këtu dhe kjo është gjë e rëndësishme ta njohim. Ju lutem, mos e lejoni që ky monument i djemve dhe burrave të pafajshëm të jetë vetëm kujtim i tragjedisë. Ju lutem që ky të jetë një vend i shenjtë ku njerëzit mund të vijnë dhe të gjejnë të ardhmën e vendit të vet”, ka thënë Clinton, duke e quajtur ngjarjen e sotme një fillim raporton (AA).
Ai tha se duhet të nderohen ata që kanë mundur të jenë kryetarë, presidentë, ata që kanë mundur të gjejnë ilaç për të sëmurët, apo së paku dë nderojmë gratë që kanë mbetur pas tyre.
