Kosova mundëson një çmim më shumë se dy herë më të ulët të energjisë elektrike sesa Shqipëria anipse, Kosova importon edhe energji nga Shqipëria.
Zyra për Statistika e Komisionit Evropian Eurostat, ka publikuar statistikat e fundit për çmimin e energjisë elektrike, ku duket se Shqipëria nuk është aspak e favorshme për çmimin e energjisë. Në kundërshtim më çmimin shqiptar, Kosova garanton çmimin më të ulët në Evropë për qytetarët dhe bizneset të saj.
Sipas “Eurostat”, kosovarët paguajnë mesatarisht 5,5 cent për kilovat në orë, ndërsa në Shqipëri paguhet mesatarisht 11,6 cent për kilovat në orë. Pavarësisht se Kosova është një vend që importon energji nga Shqipëria, Kosova mundëson një çmim më shumë se dy herë më të ulët.
Kosova ndiqet nga Serbia me 6.1 cent për kilovat në orë, ndërsa pas Serbisë lista vazhdon me Maqedoninë me 6.76 për kilovat në orë, Bosnje dhe Hercegovina me 7.9 kilovat në orë dhe Mali i Zi me 8.83 për kilovat në orë./ 21MEDIA
