Cyndi Lauper dhe Lady Gaga, në Hall of Fame

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Cyndi Lauper, VanMorrison dhe Lady Gaga janë artistët që i janë shtuar Hall of Fame.
Ata janë nderuar në ceremoninë tri orëshë në Nju Jok.
“Nuk mund të besoj se po bëhet një jetë që këndoj. Jam shumë e prekur” ka thënë Cyndi Lauper.
Lady Gaga ka qenë e pranishme po ashtu në ceremoni, duke e quajtur udhëtimin e saj si shumë të rëndësishëm drejt këtij cmimi.
Linda Moran, president e Hall of Fame tha se Lady Gaga është e nënvlerësuar si tekstshkruese.
“Ajo është bërë e njohur si këngëtare dhe artiste, si personalitet, dhe pjesa e saj si tekstshkruese gjithmonë është nënvlerësuar. Megjithatë sonte kjo po ndërron” tregon Linda.
Gjatë ceremonisë janë nderuar edhe 4 Non Blondes dhe Christina Aguilera, ndërsa janë kënduar këngë të tyre bashkë edhe me Carly Rae Jepsen.