Dëmet që shkaktoi breshëri në Rahovec, rreth 200 mijë euro

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komisioni komunal i Rahovecit për vlerësimin e dëmeve në bujqësi ka dal me raport, ku thuhet se nga breshëri janë dëmtuar 115 fermer me rreth 74.87 ha vreshta. Nga këto vreshta rreth 64.47 ha janë me rrush për verë dhe 10.40 ha me rrush tryezë.
Sipas një komunikate të Komunës së Rahovecit, kryesisht janë prekur zonat kadastrale e Drenocit, Nashpallës dhe Potoqanit të Epërm, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturën e rrushit.
“Varësisht nga ekspozicioni i terrenit më së shumti është dëmtuar ana veriore e vreshtave, ku shkalla e dëmtimit arrin nga 25 deri në 95 përqind të rrushit. Sipas komisionit ,vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga të reshurat atmosferike(breshëri), në komunën e Rahovecit arrin në 158.935.40 euro. Në mungesë të mjeteve financiare për t’i mbuluar këto dëme, drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit, raportin e kompletuar do të dorëzoj në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në komunikatë.