Deputetët dënojnë veprimin e Sllovenisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në seancën e jashtëzakonshme në kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për çështjen e ndalimit të Ramush Haradinaj, në Slloveni.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kërkon që praktikat si në rastin e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt të ndërpritet.Shqetësimi më i madh sipas Grabovcit është se kanë të bëjnë me një shtet mik siç është Sllovenia.“Rasti i tillë është edhe një provokim i rëndë që po iu bëhet qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, tha Grabovci në seancën e Kuvendit.Grabovci kërkon angazhim serioz nga të gjitha institucionet që këto praktika të ndërpriten.“PDK kërkon që listat që provokojnë mbi 300 qytetarë të Kosovës duhet të pastrohen dhe këto të hiqen njëherë e përgjithmonë”, tha Grabovci.
Ismet Beqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dëmton raportet me Sllovenin, si një shtet që vlerësojmë që ka qenë korrekt në momente të rënda.“Ndalimi i Haradinajt është veprim i pa pranueshëm dhe iu pa drejt. Ne besojmë se disa zyrtar të shtetit slloven nuk mendojnë si qytetarët slloven. Ne kërkojmë t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovës, zyrtaret tonë të angazhohen që kjo të zgjidhet dhe një gjë e tillë të mos ndodhë.
Kurse në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se me ndalimin e Ramush Haradinajt, Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës, duke ia konfiskuar edhe pasaportën diplomatike.”Ne jemi përfaqësues të sovranitetit të vendit dhe kërkojmë kthimin e menjëhershëm, kthimin e pasaportës dhe qeveria së paku t’i drejtojë një notë negative shtetit slloven”.Ai ka thënë se problemi nuk është me Slloveninë por më shumë me Serbinë, ku pala kosovare vazhdon të bisedojë duke thënë se po normalizojnë marrëdhëniet shtetërore.
Deputeti Pal Lekaj, në emër të AAK-së tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dje në Slloveni është tallje me të gjithë shtetin e Kosovës. Lekaj fton shtetin slloven që pa asnjë kusht të lirohet Haradinaj dhe që lista e fletë arresteve të Serbisë të pastrohet njëherë e përgjithmonë. Kuvendi sipas tij tregoi se është i aftë t’u tregojë tjerëve se asnjë shtet mos të bëjë lojëra me Kosovën. Lekaj kërkoi po ashtu nga presidentja Jahjaga t’u tregojë shteteve tjera se Kosova është për paqe por që asnjë shtet tjetër mos të tallet me shtetin. Lekaj propozon që Kuvendi të rekomandojë që Haradinaj të kthehet në shtëpi dhe që askujt mos t’i preket dinjiteti.
Deputeti i Listës Serbe, Sllobodan Petroviq ka thënë se partia që ai përfaqëson është e shqetësuar me arrestimin e Haradinajt.Ai ka thënë se Lista Serbe i kupton shqetësimet e kolegëve të tyre deputetë për proceset që e presin Kosovën. Megjithatë, ai ka thënë se ata nuk merren me teori konspirative.“Kërkoj që të gjithë të jemi me kokë të ftohta, sidomos kur kemi të bëjmë me miq, kemi bashkëpunim të mirë me AAK-në”, tha Petroviq.Ai ka thënë se partia e tij nuk iu ka gëzuar kurrë fatkeqësive të të tjerëve.“Ne kërkojmë që të bashkëjetojmë në një shoqëri të qetë dhe me raporte të mira”, tha ai. Petroviq theksoi se Lista Serbe ka votuar pro seancës me dëshirën që problemi të zgjidhet sa më shpejt, në rrethanat kur pritet formimi i Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se ky rast sigurisht se e humb vullnetin për formimin e Gjykatës Speciale. / 21MEDIA