Dëshmitari: Negociuam me KFOR-in francez dhe Ivanoviqin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve lokalë është duke dëshmuar dëshmitari Ahmet Sylejmani. Ai po merret në pyetje nga prokurori Cezari Mihalquk i cili e ka pyetur dëshmitarin se ku ka qenë në natën e 3 shkurtit të vitit 2000.
Dëshmitari ka filluar rrëfimin e tij duke thënë se ka qenë në banesën e tij në veri të Mitrovicës bashkë me vajzën e tij.
Prokurori e pyeti dëshmitarin se a ka pasur banorë tjerë shqiptarë në ndërtesë, ai tha se “po kanë qenë edhe disa familje të tjera shqiptare dhe gjithashtu edhe Selima Berisha të cilën e kemi gjetur të vrarë me thikë pas shpine në banesën e saj”.
Dëshmitari Ahmet Sylejmani tha se “fillimisht kemi parë se jashtë banesave është tërhequr KFOR-i, kemi parë turma të grupeve serbe, të cilët janë futur në ndërtesë dhe e kanë gjuajtur në bombë dore në banesën e Hysen Rrahmanit”.
Gjithashtu dëshmitari tha se “ne i kemi vendosur disa barrikada për t’u mbrojtur dhe kemi shtënë me një pistoletë, por jo në drejtim të njerëzve, por për t’ju treguar atyre personave që të mos afrohen”.
Dëshmitari po ashtu tha se këta persona në momentin e hedhjes së bombës dhe sulmit ndaj ndërtesës herën e parë, një djalë serb nga frika nuk ishte tërhequr jashtë ndërtesës, por ishte ngjitur lart në vendin e liftit në kulmin e ndërtesës.
Pas disa çastesh, rreth orës 23:00, dëshmitari tha se ka ardhur një përkthyer i KFOR-it francez, të cilin e kishin identifikuar përmes letërnjoftimit cili e kishte emrin Paskal.
Përkthyesi francez, rrëfen dëshmitari, ka kërkuar që të bisedojnë me komandantin e KFOR-it francez dhe Oliver Ivanoviqin.
Ai tha se janë takuar me komandantin e KFOR-it dhe Oliver Ivanoviqin, më ç’ rast tha se e kanë liruar djalin serb që ishte lart ndërtesës.
Më tej dëshmitari tha se ata ia kanë ofruar një autoblindë me arsyetimin për t’i shpëtuar dhe larguar prej aty, por ai tha se nuk kanë pranuar të largohen prej aty.