Deskoska në Varshavë: Të sigurohet mbrojtje për refugjatët pa diskriminim fetar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nënkryetarja e Kuvendit Renata Deskoska merr pjesë në Takimin për Zbatim të Dimensionit Njerëzor të organizuar nga OSBE / ODIHR në Varshavë, që është një nga konferencat më të mëdha vjetore për të drejtat e njeriut dhe të demokracisë në Evropë.
Deskoska si panelist në sesionin kushtuar lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimit, tha se angazhimi i shteteve dhe bashkësisë ndërkombëtare janë vendimtare për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. “Të ballafaquar me situatën aktuale me krizën e refugjatëve në Evropë, shtetet dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojnë mbrojtje për refugjatët pa diskriminim në bazë të besimit të tyre fetar dhe për t’u sigurojnë të drejtat e njeriut, të cilat janë të njohura në dokumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve”, theksoi Deskoska.
OSBE / ODIHR e organizon këtë konferencë çdo vit, me qëllim të ndërtimit të platformës për 57 shtetet anëtare, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe palët tjera të interesuara, për të zbatuar të drejtat e njeriut dhe angazhimeve për demokraci të OSBE.