DokuFest shpall programin e filmave

НАЈНОВИ ВЕСТИ

DokuFest ka shpallur programin të filmave që do të shfaqen në festivalin e vitit 2015, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren.
Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.
“A political care” nga Ermela Teli, “Kali” nga Alban Ukaj, “Liberation” nga Burim Haliti, “Me mujt me bo e kishim bo” nga Genc Berisha, “Music Box” nga Ishela Boksi, “The Retirement Day” nga Fisnik Muji, “Paftuar” nga Roland Uruçi, “Not the time for a guitar” nga Ariel Shaban, “The i`llage” nga Arian Dalladaku, “The Seed” nga Gëzim Ramizi dhe “The Innocent” nga Amir Vitija janë filmat që janë përzgjedhur në këtë kategori, e që do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit.
Filmat nga programi garues janë në thelb të festivalit dhe përzgjedhja e këtij viti sjell disa nga titujt më të mirë të filmave dokumentar si dhe atyre të shkurtër dhe eksperimental, në qytetin sharmant të Prizrenit dhe në kinematë e tij të hapura tanimë të njohura.
DokuFest gjithashtu do të prezantoj një numër rekord të filmave shqip nga filmëbërës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë. Dymbëdhjetë dokumentarë të shkurtër të prodhuar nga punëtoritë e DokuFest do të shfaqen në fesival poashtu.