Thuhet se nuk është uji ai që e largon ngjyrën e marrë, andaj nuk është e nevojshme të kufizosh numrin e dusheve dhe larjet personale.Specialistët këshillojnë përdorimin e detergjenteve “të ëmbël”, që nuk thajnë lëkurën,njëherit është e rëndësishme të mbash hidratimin, duke përdorur krema pas diellit.
Ushqimet si karota, domatja, speci, pjepri, kajsia, qershia dhe luleshtrydhja janë disa nga frutat dhe perimet të ndihmojnë në procesin e nxirjes. Frutat dhe zarzavatet e stinës kanë vitamina të cilat ushqejnë, mbrojnë dhe ndihmojnë në nxirjen e shpejtë dhe uniforme të lëkurës.
Një tjetër ndihmë vjen edhe nga kozmetika: kremat vetënxirës. Por para se të nisim t’i përdorim në krah dhe fytyrë, është më mirë të bëjmë një provë në një pjesë tjetër më pak delikate.
