Doracak për aktivizëm qytetar – të rinjtë të jenë më aktiv në vendimmarrje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të rinjtë të marrin iniciativa qytetare, të janë aktiv dhe të marrin vendime në shoqëri, të mësojnë se si të janë tolerantë dhe të mësojnë se si të komunikojnë pa dhunë. Doracaku, i cili u promovua sot, është produkt dhe rezultat i aktiviteteve të Shkollës për Qytetari Aktive. Koordinatori projektit Sllagjan Panev tha se në shkollën për aktivizmin qytetar kanë kaluar 200 të rinj dhe se doracaku është material që do të ndihmojë në temat e ndryshme, se si të rinjtë duhet të jetë aktiv në shoqëri.
“FORUM, në kuadër të projektit të madh të USAID-it për aktivizmin qytetar, drejton një shkollë për aktivizëm qytetar, në të cilin veçmë kanë kaluar shtatë gjenerata të dëgjuesve. Momentalisht po rrjedh  thirrja për gjeneratën e tetë. Mbi 200 të rinj janë trajnuar për vendin dhe rëndësinë e qytetarit dhe të sektorit civil në vend. Me praktikën tonë  4vjeçare që e kemi pasur në këtë shkollë, kemi bërë një doracak i cili do të jetë i dobishëm për gjeneratat e ardhshme dhe për shoqërinë civile më gjerë”, vlerëson Sllagjan Penev nga FORUM CSID
Ekspertja për të drejtat e njeriut, Mirjena Najçevska tha se aktivizmi qytetar është në nivel të ulët dhe se shkaku është presioni i qeverisë. “Asnjë shtet demokratik nuk mund të ekzistojë pa aktivizmin qytetar dhe ky në fakt është matës për demokratizimin e një shteti. Nëse shkojmë kah kjo udhë, atëherë aktivizmi qytetar në Maqedoni është ënë nivel shumë të ulët. Presionin që vjen nga shteti është i madh. Shkaku mund të jetë ky lloj sistemi politik edhe pse veçmë kanwë kaluar 20 vjet prej ekzistimit të shtetit”, potencoi Najçevska.
Nga ana tjetër, gazetari i BIRN Maqedoni, Vlado Apostollov është i mendimit se për të ekzistuar aktivizmi në gazetari dhe për t’u zhvilluar gazetaria hulumtuese, duhet që së pari të lirohen redaksitë në Maqedoni. “Redaksitë janë më të rëndësishme. I shkatërruan redaksitë, të keni 5 gazetarë që përcjellin ekonomi në një medie serioze, gazetarë të cilët janë të përgatitur dhe janë me kualitet, do të dalin shumë informata. Më me rëndësi është të kthehen redaksitë, aty është fuqia, kjo është më e rëndësishme se gazetaria hulumtuese”, thotë Apostollov
Thirrja për t’u paraqitur në shkollën për aktivizëm është në vijim. FORUM u bën thirrje të gjithë të rinjve të paraqiten dhe të janë qytetarë aktiv.
Arbana Qerimi