Pilotët e forcave ajrore britanike kanë kryer sulme kundër militantëve të ISIS në Siri.
Forcave amerikane, kanadeze dhe atyre franceze i është bashkuar edhe një personel prej 20 vetash, përfshirë tre pilotë.
Në vitin 2013 parlamenti britanik ka votuar kundër aksioneve ushtarake ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ndërsa sekretari britanik i Mbrojtjes u ka bërë thirrje së fundmi anëtarëve të parlamentit që të mbështesin përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë vend.
Sipas BBC, ministri Michael Fallon, ka deklaruar se, aprovimi nga ligjvënësit do të duhet përpara se të ndërmerren veprime ushtarake të reja. Në të njëjtën kohë, ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se pilotët kanë vepruar si operatorë të huaj, jo si britanikë, transmeton shekulli.com.al.
Vitin e kaluar Parlamenti britanik aprovoi bombardimet e vendndodhjeve të militantëve në Irak, por në atë kohë ligjvënësve nuk iu kërkua të votonin edhe për sulme në kufijtë e Sirisë.
Ndërkohë, Michael Graydon, ish-shefi i shtabit ajror tha se programi i shkëmbimit mes Britanisë së Madhe me aleatët e saj ka ndodhur për shumë dekada. “Mendimi im personal është se ajo çfarë ka vendosur qeveria për këtë rast është i drejtë”, është shprehur Graydon.
SHPËRNDA
