Il Volo nga Italia kanë marrë çmimin për këngën më të mirë me 37 % të votuesve. Polina Gagarina, e cila në festival morri vendin e dytë, në këtë sondazh ka marrë çmimin e këngëtares më të mirë femër, duke lënë pas saj këngëtaren Aminata nga Letonia dhe Bojana Stamenov nga Serbia.
Pas votimit të bërë nga vetë vizitorët e këtij portali, ESC Radio ka ndarë kështu dje çmimet për këngën më të mirë të festivalit, artistin më të mirë mashkull dhe artisten më të mirë femër.
Loic Nottet ka marrë çmimin si këngëtari më i mirë mashkull, duke lënë pas vetes suedein Mans Zelmerloë dhe Guy Sebastian. Në radhitjen finale të shteteve, Elhaida Dani ka marrë 3.05 % të votave, duke u radhitur në vendin e gjashtë.
