Ende s'ka epilog nga takimi i Brukselit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ditë e mirë për ardhmërinë e vendit, përmbajtje, vlerësime shumë pozitive. Këto janë deklaratat e disa prej pjesëmarrësve në negociatat e sotme mes pushtetit dhe opozitës që mbahen në Bruksel me ndërmjetësimin e euro-komisarin për zgjerim Johanes Han.
Detyra e tij është si t’i afrojë, të paktën në pamje të parë, pozitat diametralisht të kundërta të Zoran Zaevit dhe Nikolla Gruevskit. Njëri insiston në qeveri kalimtare pa kryeministrin aktual në krye të saj, deri në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa tjetri nuk e pranon atë. Për peshën dhe rëndësinë e këtij rundi të negociatave, flet pjesëmarrja edhe e dy liderëve shqiptarë, Ahmeti dhe Thaçi, që gjithashtu ishin pjesë e negociatave të para një jave në Shkup si dhe të numrit “dy” të diplomacisë evropiane, Alen Le Roa dhe ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli. Tani për tani, nuk ka detaje nga negociatat katërorëshe. Kështu vlerësuan mikpritësit.
“Qëllimi është të gjendet zgjidhje e krizës politike në Maqedoni dhe përpjekjet tona janë në këtë drejtim”, deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së.
Përfaqësuesit ndërkombëta rë parashikuan agjendë intensive të negociatave. Formati i tyre është bisedime të përbashkëta me të katër liderët, takime të ndara dhe takime të drejtpërdrejta Gruevski-Han-Zaev.
Jo zyrtarisht, ajo që shqyrtohet këtu në selinë e Komisionit evropian, janë disa forma të zgjidhjes në faza. Faza e parë e këtij skenari eventual, do ishte caktimi i dikastereve që do fitonte opozita në qeverinë kalimtare e cila më vonë do kishte kryeministër të ri, në vend të Gruevskit. Si mundësi e dytë shihet edhe ajo që Gruevski të mbetet në krye të qeverisë kalimtare. Sipas këtij versioni, është e qartë se në tavolinë mundet të jenë opsione që janë të pranueshme për njërën palë dhe të papranueshme për palën tjetër. Prandaj, analizat janë se kopjet do të thyhen për atë se cilat pozita do t’i fitojë opozita, me zëra të paqartë nëse PDSH-ja do të futet në kombinim dhe nëse dhe deri kur Gruevski do mbetet kryeministër.
“Negociatat e gjata të muajit të kaluar në Strasburg, bisedimet e javës së kaluar në Përzhino të Shkupit dhe takimet e sotshme në Bruksel…këto janë tre takimet e liderëve politikë të Maqedonisë të mbikëqyrura dhe ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, për dalje nga kriza politike në të cilën gjendet Maqedonia prej një viti tashmë. Gjithçka është në lojë, që nga marrëveshja e deri te dështimi….Epilogu varet nga njerëzit të cilët këtu negociojnë me orë të tëra… /Alsat-M/