Bruto prodhimi vendor prë vitin 2014 arriti në 525.620 milionë denarë, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Në krahasim me vitin 2013 rritja nominale është për 4,7 për qind, ndërsa norma reale e rritjes së BPV-së, në krahasim me vitin 2013 ishte 3,5 për qind.
Pjesëmarrje më të madhe në strukturën e BPV-së në vitin 2014, ka tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, Transporti dhe magazinimi, Objekte të akomodimit dhe aktivitetet me shërbim të ushqimit, me 18,7 për qind.
Konsumi final në vitin 2014, në krahasim me vitin 2013, është rritur nominalisht për 1,9 për qind, ndërsa në strukturën e BPV-së merr pjesë me 86,8 për qind.
Pjesëmarrja e eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve në strukturën e BPV-së në vitin 2014 ishte 47,8 për qind.
