Erdoğan-Obama: Të vazhdojmë të vendosur luftën kundër terrorizmit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë dënuar sulmin terrorist i cili të hënën ndodhi në qytetin turk Suruç, si dhe sulmet ku janë vrarë ushtari dhe dy policë, dhe për të cilët përgjegjësinë përsipër e mori organizata terroriste PKK, është bërë e ditur nga Presidenca e Republikës së Turqisë.
Erdoğan ka patur një bisedë telefonike me Obamën, ndërsa temë kryesore ishte lufta globale kundër terrorizmit dhe sulmet e fundit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy presidentët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të një lufte të vendosur kundër organizatës terroriste DAESH, e cila me siguri se po qëndron prapa sulmit në Suruç, si dhe nevojën për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të vendosjes së paqes dhe stabilitetit në Irak dhe për të gjetur një zgjidhje politike të krizës siriane.
Ata vunë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia do të luftojnë edhe më tej kundër çdo lloj terrorizmi dhe se do të intensifikojnë bashkëpunimin në drejtim të forcimit të masave të sigurisë në kufirin turko-sirian dhe të parandalojnë vajtjen e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak.
Sulmi terrorist në qytezën Suruç në juglindje të Turqisë, është kryer të hënën. Në këtë sulm humbën jetë 32 persona, ndërsa në mesin e më shumë se 100 të plagosurve 20 persona akoma ndodhen në rrezik për jetën. Sulmi dyshohet se është vepër e vetëvrasësit me bombë i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes në oborrin e Qendrës së kulturës në qendër të qytetit, ky ishin tubuar anëtarët e shumtë të një shoqërie civile. Forcat kompetente turke janë duke kryer një hetim të gjerë, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë lidhjet ndërmjet sulmuesve me organizatën terroriste DAESH.
Në dy ditët e mëparshme në juglindje të Turqisë kanë ndodhur edhe dy sulme të ndara terroriste mbi të cilat përgjegjësinë e mori përsipër organizata terroriste PKK, ku humbën jetën një ushtarë dhe dy policë.