Aktorja e bukur Eva Longoria ka treguar unazën e fejesës. Kohët e fundit ajo ka thënë se është dashuria “fajtore” për dukjen e saj të bukur.
Eva në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi nga Sidney ku po kalon pushimet me të dashurin e saj Hose Antonio Baston .
Të gjithë e kanë vërejtur unazën në dorën e Evës ku pretendohet se është unazë fejese. Aktorja me Hosenë argëtohet tash e dy vjet ndërsa tash kanë zgjedhur të shkojnë një hap më tutje.
Hose është drejtor i shtëpisë mediale në Amerikën Latine “Televisa”, për të cilën kohët e fundit Eva ka prodhuar një serial.
