Exit Polli favorizon Veliajn për kryetar të Tiranës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rezultatet e një “Exit Poll-i” i kryer nga IP Marketing në bashkëpunim me OraNews në Shqipëri, nxjerr kandidatin e socialistëve Erion Velijaj si fitues të zgjedhjeve për kryeqytetin, në raport me Halim Kosovën e PD-së.
Exit Polli është realizuar edhe në Shkodër, ku ka nxjerr fitues kandidatin e PD-së, si dhe në Durrës që e nxjerr fitues atë të PS-së.
Këto janë rezultatet e këtij Exit Polli për këto tri komuna:
Tirana: Erion Veliaj (PS) me 50.5-54.5% kundër Halim Kosovës me 38-42% dhe Gjergj Bojaxhi (I pavarur) me 4-6%.
Shkodër: Voltana Ademi (PD) me 51-55% kundër Keti Bazhdari (PS) 41-45%, dhe është bashkia ku po bëhet lufta më e madhe hap pas hapi.
Durrës: Vangjush Dako (PS) me 50-54% kundër Grida Dumës (PD) 45-50%.