​Ferizaj: Dakordohen për ta zbatuar planin operativ "Sezoni veror 2015"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës dhe institucionet lokale në nivel të rajonit të Ferizajt janë dakorduar sot që të zbatojnë planin operativ të koduar “Sezoni veror 2015”, i cili parasheh rritjen e sigurisë nga zjarret dhe kordinimin e veprimeve të përbashkëta me qëllim të parandalimit të rrezikut nga to.
Në një komunikatë për medie të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj thuhet se bazuar në specifikat e stinës së verës dhe rreziqet potenciale nga zjarret në këtë stinë, drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Gazmend Hoxha, ka pritur në një takim pune drejtues të drejtorive komunale të emergjencave, komandantët e brigadave të zjarrfikësve, si dhe komandantët e stacioneve policore në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hanit të Elezit.
“Në këtë takim u diskutua rreth bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta të Policisë dhe të institucioneve komunale lidhur me parandalimin e rrezikut potencial nga zjarret, me theks të veçantë djegia e hamulloreve si dhe rreziku nga zjarri që mund të shkaktohet nga pakujdesia qytetare nëpër vendpiknike”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë