Pas dy orëve në rezidencën e BE-së në Przhino ka arritur edhe kryeministri dhe lideri VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, teksa në rezidencë u zhvillua takimi i komisionerit të zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, eurodeputetët Richard Howitt, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl, me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, transmeton TetovaSot.
Rreth dhjetë minuta më parë filloi takimi i udhëheqësve në rezidencën e ambasadorit të BE-së në Shkup.
Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, me të hyrë në rezidencë u pyet nëse do të ketë një marrëveshje, ai u përgjigj shkurtë: “Marrëveshje do të ketë”.
