Këngëtarja Fjolla Morina, e cila vazhdimisht publikonte foto gjatë shtatzënisë dhe së fundi kishte publikuar edhe kripin e ri ku i shihet barku i fryrë, kishte zgjuar kështu kureshtjen e publikut se kush është babai i fëmijës.
Që një kohë në media po qarkullonin thashethem mbi atësinë e fëmijës së Fjolla Morinës. Mirëpo mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”, Fjolla Morina ka pranuar se fëmija që ajo pret është i biznesmenit kosovar që jeton dhe punon në Dubabi, Flamur Azemi.
Ndërsa më tej Morina ka shtuar se “nënë e babë” për fëmijën do të jem vetë, duke lënë të kuptohet se ndoshta është ndarë më partnerin e saj. / 21MEDIA
